
Fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit pritet të shpallet me një ceremoni madhështore më 30 tetor në Paris. edhe pse duhen edhe disa ditë që të mësohet fituesi i këtij çmimi, ka zëra se fituesi është përcaktuar dhe ai pritet që të jetë i zakonshmi…Lionel Mesi.
Lajmin në fjalë ë ka bërë të ditur një mik i familjes së futbollistit argjentinas. Sipas pretendimit të Dosetit thuhet se “Pleshti” ka dalë fitues në duelet rivalizuese me sulmuesin norvegjez të Mançester Sitit, Erling Haland, si dhe yllin francez, Kiljë Mbape.
Mesi është informuar paraprakisht!
???? Fabrizio Romano
— Ariel.true (@L98614Laurent) October 11, 2023
????️ : « Il est très claire que Leo Messi remporte le Ballon d'Or ce 30 Octobre. Il est prêt pour cette cérémonie. » ???? pic.twitter.com/Mb6pU4evS3
Në të vërtetë, sipas zërave më të fundit, një delegacion gazetarësh nga ‘France Football’ kishte udhëtuar në shtëpinë e Mesit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar për të kryer një seancë fotografike, një prelud për zyrtarizimin e trofeut të tij të ri individual.
Përfaqësuesit e super yllit argjentinas nuk e kanë mohuar këtë takim.
Gjatë sezonit të shkuar, 36-vjeçari fitoi Kupën e Botës si kapiten i Argjentinës në Katar, si dhe shënoi 21 gola dhe 20 asiste me PSG në 41 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ku fitoi edhe titullin e dytë kampion në Ligën 1. Nëse del pretendimi i mikut të familjes, i bie që ky të jetë trofeu i tetë i “Topit të Artë” të fituar nga Lionel Mesi. Këtë trofe individual, “Pleshti” e ka fituar në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, dhe 2021.
????????Leo Messi sera le vainqueur du Ballon d’Or le 30 octobre 2023 ! ????????
— Club Football (@Clubf00tball) October 12, 2023
Des représentants de France Football ont rendu visite à sa famille pour les enregistrer. ????️
(Andrea Ideylie Perola) #BallonDor pic.twitter.com/pmJrwvycfX
Kjo duket se është renditja përfundimtare:
1 – Lionel Mesi: 448 pikë
2 – Erling Haland: 294 pikë
3 – Kevin De Brojne: 165 pikë
4 – Kiljë Mbape: 116 pikë
5 – Rodri: 85 pikë
Lini një Përgjigje