
Sot pasdite u luajtën dy ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024”. Në fushë zbriti Bullgaria, kundërshtari i radhës i Shqipërisë, takim ky miqësor që do mbahet në vendin tonë më 17 tetor.
Në “National Stadium Vasil Levski” (Sofia), bullgarët u mundën 0-2 nga Lituania. Vendasit luajtën pothuajse një pjesë loje me një lojtar më pak, pas një naiviteti të Kraev, me sulmuesin që mori kartonin e dytë të verdhë. Zhvillimi i një këndorje solli një rrëmujë në zonë, e cila u shfrytëzua më së miri nga Sirvis, i cili me një lëvizje të bukur, dërgoi topin pas shpinës së Ivan Dulgerov.
Në minutën e 55, Sirvis vendosi përfundimisht fitoren, ndërsa goli i Laciskas pak më vonë u bë i pavlefshëm, pasi u konsiderua pozicion jashtë loje. Me këtë rezultat, Bullgaria mban vendin e fundit me 2 pikë dhe i jep duart europianit, sakaq Lituania gjendet e katërta me 5 pikë në grupin C.
Kështu Bullgaria do të vijë me një humbje në “Air Albania”.
Në grupin H, Sllovenia bën detyrën ndaj një rivali direkt si Finlanda, duke triumfuar 3-0 me dopietën e Seskos dhe golin e Janzas në fund, duke u afruar akoma dhe më shumë me Europianin.
Lini një Përgjigje