TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 16:01

Broja rikthehet në stërvitje me Çelsin, çfarë po ndodh me sulmuesin shqiptar pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Broja rikthehet në stërvitje me Çelsin, çfarë po

Situata rreth Armando Brojës ka sërish dritëhije. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm. 

Por futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore te Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme nda Arsenalit. 

Rikuperim në kohë rekord dhe tani gjithë opinioni rreth Kombëtares shqiptare pyesin: Si ka mundësi që u rikuperua kaq shpejt? A mund të lunate Broja të paktën miqësoren ndaj Bullgarisë për t’u përshtatur për sfidat e nëntorit me skemat e trajnerit të ri? 

Përgjigje që vështirë të jepen, qoftë nga ambienti rreth lojtarit, qoftë nga stafi i Kombëtares. Edhe diçka tjetër, Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qendroi pranë kuqezinjve. 

Interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë. Dhe nëse vitin e kaluar të gjithë “kryqëzuan” trajnerin Reja, kësaj here ka dyshime për vetë lojtarin. 

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare çelsi

Lini një Përgjigje