TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 22:18

Plas skandali te Brazili pas barazimit me Venezuelën, 3 yje të “Seleçaos” harbohen me femra në hotelin e skuadrës

Shkruar nga Pamfleti

Plas skandali te Brazili pas barazimit me Venezuelën, 3 yje të

Brazili nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Venezuelës. Por skenën e lajmit më shumë po e rrëmben një hije skandali në kampin e “Seleçaos” sesa rezultati zhgënjyes me Venezuelën.

Gazetari Mateus Baldi përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale i bën jehonë një feste me femra, të organizuar nga tre futbollistët e kombëtares braziliane, Nejmar, Riçarlison dhe Vinicius në hotelin ku ishte akomoduar “Seleçao”. Në postimin e tij Baldi shkruan: “

Nuk tërheq aq shumë barazimi i kombëtares braziliane me Venezuelën, që u bë temë në Kuiaba, por më tepër vëmedjen e ka marrë një ‘party’ i disa lojtarëve, i organizuar të enjten, më 12 tetor”.

Në një audio që qarkullon tashmë në Brazil, një femër tregon se Nejmar kishte qendruar me Rebeka Ribeiro. Vinicius Zhunior ishte shoqëruar me Leticia Sogiro, ndërsa Riçarlison me Rita Lopes.

Në videon që po bëhet virale në internet, disa persona indetifikohen lehtësisht në atë festë të harbuar. Biondja është influencuesja Leticia Sogiro, ku shfaqet duke u larguar në mëngjes nga hoteli ku qendronte skuadra braziliane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Matheus Baldi (@matheusbaldi)

nejmar vinicius zhunior riçarlison kombëtarja e brazilit

Lini një Përgjigje