TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2023, 21:47

“Silvinjo godet me Shqipërinë”, Spanja jehonë trajnerit të kuqezinjve: Ndryshoi fytyrën e kombëtares, ëndërrohet kualifikimi në Botëror

Shkruar nga Pamfleti

“Silvinjo godet me Shqipërinë”, Spanja jehonë

Shqipëria ka ndërruar fytyrë së fundmi dhe kuqezinjtë tashmë e shikojnë veten fare pranë Europianit.

Vetëm në dy ndeshjet e fundit kualifikuese në “EURO 2024”, ekipi jonë kombëtar ka mundur Poloninë dhe Çekinë.

Padyshim, një meritë për këtë e ka edhe trajneri Silvinjo, i cili bazohet te forca e grupit, me një kimi mes futbollistësh, e cila është për t’u patur zili nga të gjitha Përfaqësueset e mëdha.

Në Spanjë, “AS” i kushton një artikull teknikut brazilian. “Silvinjo godet me Shqipërinë” – shkruan në titull Shefi i sektorit ndërkombëtar të kësaj gazetë, Pablo Fuentenebro!

Në artikull përmendet pothuajse gjithçka, që nga ndryshimet e shumta, ndihma që po jepet edhe nga stafi, deri te mundësitë për t’u kualifikuar në një kampionat botëror.

Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe për këtë ka merita trajneri brazilian Silvinjo. Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në “EURO 2024” në Gjermani është një hap larg. Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian, që do të ishte pjesëmarrja e dytë e saj pas Kampionatit Evropian 2016. Një arritje historike për vendin ballkanik. Një moment historik vendimtar për Shqipërinë, e cila nuk ka luajtur kurrë në një Botëror dhe me vendin e saj pothuajse të mbyllur në Euro, ëndërron të jetë në një kampionat botëror” – janë vetëm disa nga fjalitë e artikullit.

 

kombëtarja shqiptare silvinjo trajneri brazilian i kuqezinjve

Lini një Përgjigje