TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 18:18

Thellohet skandali në Serinë A, 3 futbollistët italianë rrezikojnë nga 4 vite pezullim deri në burgosje

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet skandali në Serinë A, 3 futbollistët italianë

Thellohet skandali i basteve që ka goditur futbollin italian. Në qendër të hetimeve janë Faxholi, Tonali dhe Zaniolo, të cilët rrezikojnë shumë tani. 

Sipas “Corriere dello Sport”, hetuesit mësohet se kanë zbuluar se tre futbollistët nuk janë limituar duke luajtur në kazino online, por kanë “djegur” 1 milionë euro secili në ndeshjet e Serisë A dhe të Champions League. 

Madje, sipas hetimeve, tre futbollistët duket se kanë vënë baste edhe për skuadrat në të cilat luanin. Brenda dosjes së hetuesve që po bën të dridhet futbollin italian ka prova se lojtarët e përfshirë deri tani kanë vënë bast shuma të mëdha parash në ndeshje të Serisë A dhe Champions League. 

Të tre futbollistët rrezikojnë një skualifikim prej 4 ose më shumë vitesh. Por nëse vërtetohet se kanë ndikuar në trukim të ndeshjesh me ose pa veprimet e tyre në fushë, atëherë rrezikojnë edhe të burgosen. 

faxholi tonali zaniolo seria a

Lini një Përgjigje