TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2023, 17:28

Miqësorja me Bullagarinë, mbi 7 mijë bileta të shitura deri më tani pë ndeshjen e së martës në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Bullagarinë, mbi 7 mijë bileta të shitura deri

Katër fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci i kombëtares shqiptare në kualifikueset e “EURO 2024”. Formë që i afron me vetëm një pikë kuqezinjtë me turneun që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. 

Bullgaria është rivali i radhës për ansamblin e ndërtuar nga Silvinjo, një miqësore që deri më tani nuk ka fituar simpatinë e tifozëve. 

Ndryshe nga Republika Çeke ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulet. 

Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, natyrisht me trendin që pritet të vijë në rritje. 

Stadiumi ‘Air Albania’ ka një kapacitet prej rreth 22 mijë vendesh dhe praktikisht vetëm 1/3 e tij është prenotuar tashmë. Interesi tregon edhe rëndësinë e kësaj miqësoreje, pasi Bullgaria nuk është një kundërshtar me emra të mëdhenj në përbërje. 

Kjo sfidë do të jetë edhe ajo e provës për trajnerin Silvinjo dhe stafin e tij. Për herë të parë si kuqezi, tekniku brazilian do të ketë mundësi për të eksperimentuar me lojtarët që ka në dispozicion. 
Hapësira pritet të ketë për ata që nuk u aktivizuan në duelin e së Enjtes, për të parë më nga afër cilësitë që zotërojnë. 

Dyshja e La Ligës spanjolle, Myrto Uzuni dhe Ivan Balliu pritet ta nisin nga minuta e parë, teksa titullarë besohet se do jetë edhe Ernest Muçi. Sulmuesi i dalë nga akademia e Tiranës bëri mirë në pak minuta që luajti ndaj Republikës Çeke, por tashmë ndaj Bullgarisë pritet të japë akoma dhe më shumë nga talenti që zotëron. 
 

shqipëria bullgaria ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje