TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2023, 15:46

Miqësorja me Bullgarinë, Sylvinho ‘eksperimenton’ me formacionin; priten dhe debutime!

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Bullgarinë, Sylvinho ‘eksperimenton’ me

Të martën në mbrëmje, kombëtarja shqiptare do të rikthejë sërish magjinë e saj për tifozët kuq e zi, duke nisur prej orës 18:00, ku do të përballet me Bullgarinë, në një miqësore, në “Air Albania”.

Ky do të jetë një test i mirë për të eksperimentuar me skuadrën, por kuqezinjtë e kanë vlerësuar njësoj sikur të ishte ndeshje zyrtare, me dëshirën për të dhuruar një tjetër ndeshje të bukur dhe me fitore. Në seancën e fundit stërvitore gjithçka ka shkuar mirë dhe stafi teknik e ka përvijuar edhe formacionin titullar, ku do të ketë shumë ndryshime krahasur me sfidën ndaj Çekisë.

Kështu, në portë do të jetë Strakosha. Në mbrojtje dy nuk lëvizin, Ajeti dhe Mitaj, ndërsa do të plotësojnë këtë repart Balliu dhe Mihaj, të cilët nuk luajtën asnjë minutë në sfidën e 12 tetorit. Në mesfushë, përveç Asllanit dhe Bajramit, do të kemi edhe Qazim Laçin.

Edhe sulmi pëson ndryshime, madje edhe në vendosje. Kështu, në majë pritet të luajë Uzuni, i mbështetur nga Asani djathtas dhe Muçi majtas. Në dispozicion për Silvinjon do të jenë edhe: Berisha, Veseli, Hysaj, Gjimshiti, Ramadani, Gjasula, Muja, Seferi, Cikalleshi, si dhe Çuni, me këtë të fundit që pritet të debutojë në pjesën e dytë në majën e sulmit.

Me pak fjalë, Sylvinho ka përzier kartat, për t’u dhënë mundësi të luajnë të gjithë, por njëkohësisht kërkon vazhdimësi në rezultate, pavarësisht se është një ndeshje miqësore.

sylvinhoh bullgaria miqësorja

Lini një Përgjigje