
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, ka sqaruar dhe arsyen se përse sulmuesi shkodran i Chelseas, nuk u aktivizua në asnjë nga ndeshjet dhe u kthye pas në Londër.
Sipas brazilianit Broja është rikthyer nga një situatë e vështirë dëmtimi dhe nuk ishte rikuperuar 100 për qind dhe kjo gjë u vu re dhe nga minutat që ju dhanë më Chelsean.
Sylvinho tha se pas mbledhjes së grupit të kombëtare Broja shfaqi disa shqetësime në stërvitje dhe për këtë arsye, pas kontakteve me klubin londinez, u vendos që shkodrani të rikthehej në Londër dhe të vazhdonte rikuperimin.
"Armando Broja - Ajo që ndodhur me Brojën është e thjeshtë, vjen nga një lëndim i rëndë. Luajti pak te Chelsea para se të vinte këtu. Bëri kontroll te Chelsea, shkoi mirë. Erdhi këtu edhe u stërvit, por kishte një dhimbje. Nuk ishte në gjendje për të luajtur, së bashku me klubin dhe lojtarin ramë dakord që ai të kthehej në Londër për t'u rikuperuar. Vetëm kaq ka ndodhur, asgjë tjetër", tha Sylvinho.
Lini një Përgjigje