
Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinhon, gjatë konferencës për mediat para ndeshjes miqësore me Bullgarinë, u pyet nëse do të ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë të re, për të na kualifikuar në Botërorin e 2026!
Gazetari i cili i bëri pyetjen e argumentoi atë duke thënë se si shkak i rezultateve të mira, trajneri brazilian mund të merre një ofertë të majme nga ndonjë skuadër tjetër pas Europianit më Shqipërinë.
Sylvinho zgjodhi të shmang pyetjen, teksa shtoi se është i fokusuar te ndeshjet e radhës dhe se puna për kualifikimit e Europianit ende nuk ka mbaruar. Kjo
“Nuk e kemi mbaruar rrugëtimin tonë dhe flasim çdo ditë për t’u përgatitur për dy ndeshjet e nëntorit. Jemi me mendjen në nëntor, unë me stafin tim, por edhe Federata. Djemtë po bëjnë shumë mirë, me një shpirt skuadre të bukur dhe të fortë. Lojtarët luajnë me shpirt e zemër, dhe djersijnë shumë në fushë”, tha ai.
Lini një Përgjigje