
Kanë përfunduar të dyja sfidat hapëse të turit të parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Flamurtari ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, duke e nisur me fitore turin e parë. Autorët e golave ishin Beqja dhe Di Estefano.
Nga ana tjetër edhe Elbasani ka triumfuar në transfertë ndaj Besëlidhjes. Verdheblutë e Nevil Dedes kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Goli i parë u shënua në minutën e 41 nga Rami dhe 2 minuta më vonë, Klementi dyfishoi shifrat. Sfida u vulos me golin e Melos në minutën e 83.
Lini një Përgjigje