
Askush nuk e ndal Shqipërinë! Silvinjo fiton miqësoren e parë që nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve. Djemtë tanë kanë mposhtur Bullgarinë me rezultatin e pastër 2-0.
“Shqiponjat” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 40. Qaazim Laçi i dha avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pas një aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e skuadrës sonë me rezultatin 1-0.
Në minutën e 24, Ajeti nisi Balliun në të djathtën. Mbrojtësi ndali topin dhe hyri në zonë, duke nisur pasimin në qendër, por askush nuk përfitoi dhe mbrojtja largoi rrezikun.
Në minutën e 33, portieri Mitov gaboi në largimin e topit duke ia dhuruar Shqipërisë me aksionin që më pas u finalizua me një diagonale të Muçit, por që u ndal nga gardiani i Bullgarisë.
Në minutën e 51, futbollisti bullgar, Petkov i vendosi duart në fyt Asanit pas një faulli. Në fund, gjyqtari u tregoi të dy lojtarëve kartonin e verdhë.
Në minutën e 82, Ernest Muçi dyfishoi shifrat me një gjuajtje nga jashtë zonës.
Për Silvinjon kjo ishte miqësorja e parë në këtë ndeshje, ai bëri 6 ndryshime.
Shqipëria erdhi në kushte perfekte. Përjashto atë sfidë të parë kundër Polonisë, ekipi i Silvinjos nuk njeh rivalë, në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruar 4 fitore dhe 1 barazim, 13 pikë në total, të vetëm në krye të Grupit E dhe me një biletë në dorë për në Berlin, gati për t’u “çekuar” në sfidën kudër Moldavisë. Atmosfera është fantastike në radhët e Kombëtares, ambienti rreth ekipit përfaqësues është gjithashtu perfekt, të gjithë janë të lumtur, krenar, me atë që ka dhënë ekipi në fushë.
Ndryshe nga Shqipëria, Bullgaria nuk është në një moment të mirë, madje nuk fitojnë prej një viti, nga nëntori i kaluar në një ndeshje ndaj Qipros (2-0) në miqësore. Që nga ajo kohë, skuadra e drejtuar nga serbi Mladen Krstajiç, në 8 ndeshje të luajtura ka regjistruar 3 barazime dhe 5 humbje. E fundit këtë të diel kur u mundën 0-2 në shtëpi nga Lituania në ndeshjet kualifikuese të Europianit, ku në grupin G ndodhen në vendin e fundit me vetëm dy pikë, pa asnjë shans kualifikimi.
Në të kaluarën dy ekipet janë përballur 11 herë ndërmjet tyre: 5 fitore Bullgaria, 4 barazime dhe 2 fitore në favor të Shqipërisë.
Lini një Përgjigje