TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2023, 17:03

14 tetori, data më e errët për Serbinë, dalin pamjet si tifozi hungarez çmendi serbët me shallin e Kosovës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

14 tetori, data më e errët për Serbinë, dalin pamjet si

14 tetori mesa duket është shkruar që të mbetet një datë e errët për kombëtaren serbe. Para 9-vitesh dihen trazirat që shpërthyen në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ndërsa më 14 tetor të këtij viti Serbia u mund 2-1 në “Pushkash Arena” nga Hungaria, por ajo që u “dogji” më shumë serbëve ishte kundërpërgjigja e hungarezëve kur ata thërrisnin koret e tyre anti-Kosovë.

Së fundmi, xhiron e rrjetit në internet po e bën një video ku një tifoz hungarez çmendi serbët, duke valëvitur lart një shall me emrin dhe logon e Kosovës, gjatë kohës që ata po kryenin thirrjet e tyre nacionaliste.

I menjëhershëm ishte reagimi i forcave të sigurisë në stadium, duke e ndaluar dhe keqtrajtuar tifozin pro Kosovës, pasi shikohej si burim provokimi për tifozët serbë. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te tifozët e tjerë, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre duke i dalë në mbrojtje personit që shpalosi shallin e Kosovës.

tifozi hungarez ndeshja me serbinë

Lini një Përgjigje