TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2023, 18:13

Jasir Asani bashkohet me Myrto Uzunin në Spanjë, del emri i një prej klubeve që kërkon shërbimet e yllit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Jasir Asani bashkohet me Myrto Uzunin në Spanjë, del emri i një

Jasir Asani padyshim është kthyer në yllin e momentit me supergolat e shënuar në kualifikueset “EURO 2024”.

Në intervistë së fundmi ai deklaroi se ka pasur shumë oferta nga kampionate të huaja, nga Gjermania, Arabia, Seria A apo edhe Spanja. Ndërkohë ai bëri të ditur se në merkaton e janarit do të shkojë në një nga këto kampionate, por nuk preferoi të zbulojë asgjë.

Por, së fundmi është gazetari Arlind Sadiku që ka zbuluar një nga ekipet që ka shfaqur interes për të. Bëhet fjalë për Selta Vigon, klubin që është pjesë e La Ligës.

Spanjollët e duan mëngjërashin me çdo kusht në skuadër, megjithatë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Selta Vigo mbetet një alternativë shumë e mirë, skuadër me të cilën ai do kishte mundësi të tregonte akoma më shumë veten.

Kujtojmë që në Spanjë luan edhe Myrto Uzuni, i cili është pjesë e Granadës po në La Liga. Zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Asani ka luajtur më parë në Hungari për Kisvardën dhe AIK në Suedi.

jasir asani ylli i kombëtares kuqezi selta vigo

Lini një Përgjigje