
Shqipëria po arrin rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos. Kuqezinjtë janë thuajse të sigurtë për kalimin në grupet e Europianit. Ndërkohë, për ta siguruar matematikisht kërkohet edhe një pikë në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Komentatori polak, Sebastian Shabiniak i ka habitur të gjithë me komentin e dhënë. Pavarësisht se të gjithë polakët shpresojnë për kualifikimin, ai u shpreh se nëse do të ishte në dorën e tij, në grupin tonë, do të jepte vetëm një biletë për kalimin më tej dhe ajo do t’i shkonte Shqipërisë.
“Shqipëria është i vetmi ekip në grupin tonë që e meriton kualifikimin në grupet e Europianit të Gjermanisë. Polonia, Çekia dhe Moldavia janë Kombëtare të cilat unë nuk do t’ia jepja një biletë për të shkuar në fazën e grupeve, pavarësisht rezultateve që ato do të marrin deri në fund”, tha Sebastian Shabiniak.
Shqipëria ndodhet në krye të grupit E të kualifikueseve me 13 pikë, më pas ndjekin Çekia me 11 pikë, Polonia me 10 pikë, Moldavia me 9 pikë dhe mbyll klasifikimin Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 7 ndeshje.
Lini një Përgjigje