TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2023, 19:53

Shqipëria “ha kokat” e trajnerëve, edhe tekniku i Bullgarisë në rrezik shkarkimi: Do të merret shumë shpejt vendimi

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria “ha kokat” e trajnerëve, edhe tekniku i

Ditë të vështira për Bullgarinë. Kjo Kombëtare, pas eliminatoreve të dobëta që zhvilloi për kualifikueset e “EURO 2024” pësoi disfatë në miqësore 2-0 me Shqipërinë.

Të shumtë janë ata që cilësojnë si fajtor teknikun serb të Kombëtares, Mladen Krstajiç. Rreth së ardhmes së teknikut, apo një shkarkimi të mundshëm ka folur, zv-presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), Emil Kostandinov!

Trajneri nuk është i vetmi fajtor, situata është komplekse. Në 4-5 ndeshjet e fundit është bërë rotacion i madh mes lojtarëve, gjë që ka ndikuar në rezultatet negative.

Objektivi i Krstajiç ishte rinovimi i Kombëtares, ai e pati guximin ta bënte, por në fund të fundit nuk funksionojnë gjërat vetëm me lojtarë të rinj.

Trajneri i ardhshëm, nëse do të ketë një trajner të ri, duhet ta vazhdojë procesin e rinovimit të Bullgarisë. Sepse kemi shumë të rinj cilësorë.

Nëse duam e ndërpresim menjëherë kontratën me Krstajiç. Nuk kemi probleme me penalitetet, por vendimi final do të merret pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv”, theksoi Kostandinov.

mladen krstajiç trajneri i bullgarisë humbja me shqipërinë

Lini një Përgjigje