TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2023, 15:40

Shqipëria e Silvinjos thyen rekorde dhe barriera që nuk janë arritur për dekada me radhë, Mançini dhe Deko duartrokasin brazilianin

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria e Silvinjos thyen rekorde dhe barriera që nuk janë

Shqipëria e trajnerit Silvinjo është e destinuar mesa duket që të thyejë rekorde dhe barriera që i kanë mbajtur të ndryshuar kuqezinjtë për dekada me radhë.

Meritë absolute ka padyshim trajneri brazilian, i cili duket se i ka ndryshuar fytyrën Kombëtares shqiptare dhe po e udhëheq më se miri drejt sukseseve historike.

Së fundmi tekniku kuqezi ka marrë edhe duatrokitjet e Roberto Mançinit, trajnerit aktual të Arabisë Saudite dhe portugezit të famshëm Deko.

Bëhet fjalë për komentet që këta dy personazhe të rëndësishëm të futbollit italian i kanë bërë Silvinjos në “Instagram”.

Kujtojmë që Silvinjo në të shkuarën ka qenë ndihmësi i Mançinit tek Interi, ndërkohë që me Dekon kanë qenë shokë skuadre te Barcelona.

Shqipëria e Silvinjos thyen rekorde dhe barriera që nuk janë

Lini një Përgjigje