TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2023, 15:18

Ish-arbitri i La Ligës përballë Kasijas, kush do ta fitojë garën për kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit?

Shkruar nga Pamfleti

Ish-arbitri i La Ligës përballë Kasijas, kush do ta fitojë

Pas skandalit të ndodhur me Luis Rubiales, ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i presidentit në Federatën Spanjolle të Futbollit. Prej javësh tashmë përflitet lart e poshtë për pasardhësin e tij. Iker Kasijas ishte i pari që u përfol, ndërsa tashmë një tjetër emër i njohur ka dalë në skenë.

“MARCA” raporton se vendin e Rubiales pritet ta zërë ish-arbitri Antonio Mateu Lahoz, 46-vjeçari nga Valencia, i cili arbitroi në La Liga në vitet 2008-2023.

Prej vitit 2011 Lahoz mbante edhe stemën e FIFA-s, duke gjykuar duele të ndryshme në kompeticionet europiane për klube.

Ndërkohë që mori pjesë edhe në Botërorët “Brazil 2014”, “Rusi 2018”, “Katar 2022”. Europianin “EURO 2020”, si edhe në Lojërat Olimpike Verore “Brazil 2016”. Më 30 qershor të këtij viti, Lahoz u tërhoq përfundimisht duke e mbyllur me gjykimin. Dhe tani është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë presidenti i RFEF.

antonio mateu lahoz ish-arbitri i la ligës iker kasijas

Lini një Përgjigje