TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2023, 20:34

I skadon kontrata me Romën verën e ardhshme, mediat spanjolle: Zhoze Murinjo drejt Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti

I skadon kontrata me Romën verën e ardhshme, mediat spanjolle: Zhoze

E ardhmja e Karlo Ançelotit te Reali i Madridit është ende në pikëpyetje, me trajnerin italian që përflitet se do të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Kështu që në Madrid kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e “Don” Karlos.

Siç raporton “El Mundo Deportivo”, drejtuesit kanë nisur bisedimet me Zhoze Murinjon.

Portugezit i skadon kontrata me Romën në verën e ardhshme dhe duket se rinovimi është shumë larg, madje në Itali pritet shkarkimi i tij nga pankina e verdhekuqve.

Duket se në Madrid e pëlqejnë një rikthim të bujshëm të Murinjos dhe janë të gatshëm që të negociojnë me portugezin.

Duket se dhe ky i fundit e pëlqen diçka të tillë, teksa çdo gjë pritet të vendoset verën e ardhshme.

zhoze murinjo trajneri portugez real madrid

Lini një Përgjigje