TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Tetor 2023, 15:51

Ish-sulmuesi i Juventusit shpallet fajtor për evazion fiskal, nis konfiskimi i pasurisë me vlerë 6 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i Juventusit shpallet fajtor për evazion fiskal, nis

Mirko Vuçiniç shpallet fajtor për evazion fiskal. Ish-sulmuesi malazez është dënuar në Itali me dy vite burgim me kusht.  Sipas mediave italiane, gjykata e shpalli fajtor ish-sulmuesin e Leçes, Romës dhe Juventusit për evazion fiskal.

Bëhet fjalë për periudhën 2014-2017 kur Mirko Vuçiniç luajti për Al Xhazirën dhe italianët e akuzojnë se nuk ka deklaruar të ardhurat prej gjashtë milionë eurosh.

Avokati i tij pretendon se ai nuk ishte i lidhur financiarisht me Italinë në atë kohë dhe se nuk ishte i detyruar të justifikonte paratë. Megjithatë, gjykatësi vendosi kundër tij.

Ai u kërcënua me tre vite burg, por duket se u gjetën rrethana lehtësuese, për këtë arsye praktikisht u largua me një dënim me kusht. Megjithatë, sekuestrimi i pasurisë së tij tashmë ka filluar.

Vuçiniç ka një karrierë të madhe, ku për një kohë të gjatë ishte sulmuesi më i mirë i Serisë A. Ai luajti për dy kombëtare, Serbinë dhe Malin e Zi dhe Malin e Zi pas pavarësisë.

mirko vuçiniç ish-sulmuesi i juventusit

Lini një Përgjigje