TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Tetor 2023, 07:08

Tifozët përplasen dhe shkaktojnë kaos në rrugë pas derbit Partizani-Tirana, shoqërohen në polici disa persona  

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët përplasen dhe shkaktojnë kaos në rrugë pas

Derbi Partizani – Tirana u shoqërua me përplasje mes tifozerive nëpër rrugët e Tiranës mbrëmjen e 19 tetorit 2023.

Dy grupet e tifozëve janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar kaos e rrëmujë.

U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës, ndërsa ka pasur dhe ndalimin e disa tifozave.

Nga videot përplasjet e tifozave kanë ndodhur jo shumë larg ambienteve të stadiumit “Air Albania” ku u luajt ndeshja Partizani – Tirana dhe që përfundoi 2 -1, por dhe në rrugën afër kryesisë së Kuvendit. 

Nëpër rrjete social ku u publikua kaosi dhe ndërhyrja e policisë. Në video duket dhe momenti kur disa nga tifozët ndalohen. 

Lini një Përgjigje