TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 21:49

Kombëtarja nis grumbullimin, futbollistët e parë që mbërritën në Tiranë për ndeshjet e Ligës së Kombeve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja nis grumbullimin, futbollistët e parë që

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur këtë të diel grumbullimin në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet. Edhe pse zyrtarisht stërvitja nis të hënën, lojtarët që kanë luajtur me ekipet e tyre dhe nuk kanë pasur angazhime janë bashkuar në grumbullim.

Në stërvitjen e parë të lehtë kanë qenë disa emra. Alen Sherri, pasi debutoi në Serinë A me Kaljarin në atë barazim 3-3 kundër Milanit është parë i qeshur, njësoj si Ismajli dhe Ramadani. Edhe Arbër Hoxha dhe Feta Fetai udhëtuan nga Kroacia dhe janë pjesë e grupit.

Shqetësuese për stafin teknik vijon të jetë gjendja e Manajt, Kumbullës dhe Bares, që janë të dëmtuar, ndërsa këtë të diel me Atalantën një lëndim pësoi edhe Berat Gjimshiti.

Kujtojmë se kuqezinjtë luajnë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Çekisë dhe Ukrainës.

kombëtarja shqiptare ndeshjet e ligës së kombeve

Lini një Përgjigje