TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 20:07

Nesta mposhtet nga ish-klubi, Lacio “i falet” supergolit të lojtarit të ‘Axurrëve’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nesta mposhtet nga ish-klubi, Lacio “i falet” supergolit të

Lacio ka arritur të fitojë ndeshjen kundër Monzës në Serinë A me rezultatin 1-0. Ekipi i Elseid Hysajt, ndryshe nga rivalët e qytetit kanë dalë me kokën lart nga sfida e javës.

Të besuarit e Baronit luajtën mirë dhe iu falën super golit të Zakanjit, i cili që pas largimit të Imobile mori shumë përgjegjësi mbi shpatulla. Italiani është mësuar të realizojë perlat si ajo në Europian përballë Kroacisë, e tani me një driblim dhe goditje potente i dha 3 pikët lacialëve.


Transferta e Monzës është e vështirë, pasi kujtojmë ata trajnohen nga një emër legjendar si Nesta. Klubi i “Shqiponjave” nga Roma ka arritur 25 pikët, duke parakaluar Interin, të paktën deri në darkë. Synimet janë të qarta për klubin e Lotitos dhe përfshirja në Champions mbetet objektivi kryesor.

lacio monza seria a

Lini një Përgjigje