
Kristian Shpendi ka tundur sërish rrjetën në Itali. Kësaj here e bëri pikërisht përballë Elhan Kastratit, portierit të Kombëtares shqiptare, me ndeshjen që Çezena fitoi 2-0 kundër Çitadelës
Ky ishte dhe goli i tetë në Serinë B për Shpendin në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar kryeson aktualisht renditjen e golashënuesve në kampionat. Shpendi gjeti dhe golin e dytë personal gjatë sfidës, por që u anulua me VAR për pozicion jashtë loje.
Ndërkohë që kujtojmë se Silvinjo nuk e ka ftuar për ndeshjet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Lini një Përgjigje