TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 16:57

“Luftë” mes Laçit dhe Elbasanit, paqe në derbin ‘Made in Italy’ të Superiores

Shkruar nga Pamfleti

“Luftë” mes Laçit dhe Elbasanit, paqe në derbin

Është mbyllur pa fitues dueli mes Laçit dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 13-të Kategorisë Superiore, ku të dyja skuadrat ndajnë nga 1 pikë dhe vështirësojnë punën për objektivat që kanë.

Në ndeshjen e luajtur në Laç, fillimisht ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e ‘3 të takimit, pas një kundërsulmi me anë të Mjaki, i cili shfrytëzoi një pasim të mirë të dhënë nga Koffi.

Ndërkohë, rreth 13 minuta më vonë Elbasani kishte mundësinë e artë për të barazuar rezultatin, pasi gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të tyre me ndihmën e VAR, pasi Koffi preku një top në zonë pas krosimit të Kasës. Por, Blaise Tsague gaboi nga pika e bardhë, pasi Dajsinani i kuptoi krahun dhe i priti penalltinë.

Në favorin e vendasve u mbyll fraksioni i parë i lojë, teksa verdheblutë gjetën golin e barazimit në minutën e ’59 të takimit, pasi Blaise Tsague gjeti rrugën e rrjetës, pas topit që nuk u largua si duhet nga Kurti në zonë, duke “shlyer” kështu edhe penalltinë e humbur.

Pavarësisht rasteve të mëvonshme, rezultati mbeti i pandryshuar, teksa pas këtij barazimi Laçi shkon në kuotën e 12 pikëve, duke qëndruar në zonën e ftohtë, ndërsa Elbasani shkon 17 pikë dhe qëndron në mesin e tabelës.

laçi elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje