
Juventusi ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Torinon në javën e 12 të Serisë A. Heronjtë e takimit ishin Timoti Ueah dhe Kenan Jildiz.
Amerikani i kombëtares së Poçetinos realizoi në minutën e 18 dhe kjo mjaftoi që “Zonja e Vjetër” të mbyllte pjesën e parë në avantazh. Turku Jildiz mendoi për golin e sigurisë në minutat e fundit të takimit. Tiago Mota fiton kështu derbin e parë përballë Torinos në krye të pankinës së bardhezinjve.
Minuta pati dhe për futbollisitn e Kosovës që luan për Torinon, Mërgim Vojvoda që këtë sfidë deliakte e nisi nga stoli për të hyrë në fushë në minutëne 64.
Me këtë fitore, kampionët rekordmenë të Italisë ngjiten në koutën e 24 pikëve, po aq sa Interi. Mota shpreson që “zikaltërit” të ndalen nga Napoli dhe kështu torinezët afrohen me dy ekipet e kreut dhe mbeten në garë për titullin kampion.

Lini një Përgjigje