
Mançester Siti është në krizë të plotë dhe këtë tashmë e tregon humbja e katërt radhazi për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në të gjithë kompeticionet, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.
Ishte një rezultat që edhe mund të evitohej po të kishte një menaxhim më të mirë të rezultatit.
“Qytetarët” e Mançester Sitit kanë zhgënjyer sërish mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa pas 3 humbjeve radhazi ka pësuar edhe të 4-tën, kësaj here nga “Pulëbardhat” e Brajtonit, me shifrat 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 12 të kampionatit anglez të futbollit, Premier Leauge.
Pavarësisht humbjes, të parët që gjetën rrugën e rrjetës ishin djemtë e teknikut Pep Guardiola, të cilët filluan festën pas golit të Erling Haland në miuntën e 23, mirëpo dy gola të njëpasnjëshëm nga Zhoao Pedro e Met O'Rajli në minutat 78 dhe 83 ngrinë buzëqeshjen e “Qyetatërve”, duke i siguruar disfatën e dytë radhazi në kampionat.
Falë këtij rezultati, skuadra e Mançester Sitit mbetet në vendin e 2 të tabelës, me 23 pikë, 2 më pak se Liverpuli që ka mundësinë e shkëputjes nëse fiton ndaj Aston Vilës, ndërsa Brajtoni ngjitet në vendin e 4 të tabelës, me 19 pikë.
Lini një Përgjigje