
Në një bashkëbisedim me Fabricio Romanon për revistën 433, ylli i Argjentinës dhe Inter Miami, Lionel Mesi, ka zbuluar se kritikohet shpesh nga tre djemtë e tij dhe se ata e këshillojnë se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar paraqitjet e tij në fushën e lojës.
“Luaj shumë futboll me fëmijët. Gjithçka ka lidhje me futbollin. Ata më kritikojnë kur shikojnë ndeshjet e mia”, ka zbuluar Mesi.
I pyetur se cili është sporti i tij i preferuar pas futbollit, Leo ka thënë: “Më pëlqen padeli, basketbolli, tenisi, por më shumë padeli”.
Kampioni i botës ka zbuluar më pas si e kalon kohën e lirë: “Dëgjoj muzikë në dhomën e zhveshjes. Varet nga ora që është ndeshja, por jo shumë”.
Për ushqimin e tij të preferuar: “Më pëlqen shumë akullorja. Më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat”.
Në fund, i pyetur se çfarë superfuqie do të donte të kishte, Mesi ka thënë: “Të isha i padukshëm”.
Lini një Përgjigje