TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 17:54

Çezena e bleu për 1250 euro, sot Kristian Shpendi futet në historinë e skuadrës italiane

Shkruar nga Pamfleti

Çezena e bleu për 1250 euro, sot Kristian Shpendi futet në

Kristian Shpendi nuk ndalet me golat e shënuar te Çezena në Serinë B. Një tjetër portë ka tundur kësaj here, atë të Sudtirolit në fitoren 1-0.

Tani ky futbollist kryeson listën e golashënuesve në Serinë B me 7 gola, ndërsa ndjekësit e tij më të afërt janë me 5 gola. Sulmuesi shqiptar ka ngritur disi alarmin te Shqipëria, teksa ka flirtuar edhe me një ftesë të mundshme që mund t’i vijë nga Italia.

Disavantazhi i tij është fakti që luan në Serinë B, por duke parë mungesën e sulmuesëve që gjejnë golin, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë, gjithçka është e mundur.

I pyetur nga gazetarët italianë rreth një mundësie për të qenë pjesë e Italisë, lojtari i Shqipërisë U-21 nuk i ka mbyllur dyert, duke thënë se ende nuk ka marrë ftesën e Spaletit.

Por një histori e bukur është ajo e vlerës së kartonit. Çezena mori Kristian dhe Stiven Shpendi, dy vëllezërit, për vetëm 2500 euro të paguara në Federatën e Futbollit të San Marinos, atje ku shqiptarët u formuan si lojtarë.

Pra në total, Kristian Shpendi ka kushtuar vetëm 1250 euro për Çezënën. Por sa është aktualisht vlera e tij? Pas ndeshjes me Breshian, presidenti i Empolit, Xhon Aielo, u shpreh: “Nëse do ta heqim në verë Kristian Shpendin, do të kërkojmë 15 milionë euro”.

Pra Çezena e sheh shqiptarin si një thesar, e mori me 1250 euro dhe vlera e tij është rritur aq shumë sa tani pretendohet të shitet 15 milionë euro.

Ndërkohë me golin e shënuar në fundjavë, Shpendi ka hyrë zyrtarisht te 10 lojtarët që kanë realizuar më shumë gola me fanelën e Çezenës në gjithë historinë. Pra në këtë moment, janë vetëm 9 lojtarë që kanë shënuar më shumë gola se Kristian Shpendi në historinë e Çezenës. /Sport Ekspres

 

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje