TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 17:32

Bundesliga/ Bajerni thellon diferencën, Leverkuseni “ngec” në minutat e fundit; Dortmundi bie në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga/ Bajerni thellon diferencën, Leverkuseni “ngec”

Bajerni i Mynihut ka mposhtur me vështirësi St. Paulin në fushën e këtyre të fundit. Goli vendimtar i takimit u shënua nga “ylli” Musiala në minutën e 22.

Transferta e Hamburgurg ishte një takim jo i lehtë për të besuarit e Vinsent Kompani. Rivalët e përjetshëm të Hamburgut në shtëpi u treguan të zotë dhe nuk pësuan goleadë nga bavarezët si ata të Bokumit apo Shtutgartit në javët e kaluara.

I vetmi i ndëshkuar me të verdhë ishet Kim Min-Jae në minutën e 66. Bajerni mbetet në krye të klasifikimit me 6 pikë diferencë dhe Bundesliga duket në duar të sigurta. Ndërkohë St.Pauli duket se po i drejtohet përsëri nivelit më poshtë nga dhe erdhën pas kaq shumë vitesh mungesë në elitë.

Ngecin kampionët në fuqi, Bajer Leverkusen, me skuadrën e Çabi Alonsos që barazoi 1-1 në fushën e Bokumit. Këta të fundit i hoqën fitoren në fundin e takimit "Aspirinave", që po kryesonin që nga minuta e 18 me golin e Patrik Shik. Në minutën e 89, vendasit shmangën humbjen me golin e Mijoshit, që vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.

Borusia e Dortmundit vazhdon të vuajë në ndeshjet jashtë, teksa pësoi humbjen radhës përballë Maincit me rezultatin 3-1.
Për vendasit realizuan Li Jae-Sung në minutën e 40 dhe Burkard 8 minuta më vonë në pjesën e parë dhe Nebel në të dytën, ndërsa penalltia e shndërruar në gol nga Girasi i Dortmundit shërbeu vetëm për barazimin e përkohshëm 1-1 të verdhezinjve.

 

bajern mynih bajer leverkusen borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje