
Indrit Tuci siguron ftesën e Kombëtares për herë të dytë rresht. Silvinjo vendos t’i besojë sërish sulmuesit të Sparta Pragës, i cili debutoi me fanelën kuqezi në sfidën ndaj Çekisë, takim që ekipi ynë u mposht 2-0.
Ndaj çekëve, Silvinjo i dhuroi 25 minuta, ndërsa ndaj Gjeorgjisë e nisi si titullar. Besimin ia shpërbleu, pasi dhuroi asistin perfekt për Kristjan Asllanin, me këtë të fundit që tundi rrjetën e gjeorgjianëve për t’i dhënë Shqipërisë fitoren 1-0.
Sërish ndaj Çekisë pritet ta nisë si titullar, duket se momenti i tij ka ardhur dhe sulmuesi është gati të marrë skenën. Kjo e ndihmuar edhe nga situata me sulmuesit e tjerë në Kombëtares. Siç dihet Rei Manaj ka disa probleme fizike dhe ende nuk dihet nëse do të mund të jetë i gatshëm të luajë, ndërsa nga krahu tjetër, Mirlind Daku është i pezulluar për shkak kartonësh.
Në këto kushte, Tuçi fiton duelin me Myrto Uzunin për shkak të fizikut dhe forcës së tij, pasi siç dihet çekët janë një ekip shumë fizik. 24-vjeçari do të tentojë që sërish të lërë gjurmë në fushë dhe të ndihmojë ekipin për fitoren, e cila është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Ligën e Kombeve.
Lini një Përgjigje