
Kanë përfunduar dy sfidat e vlefshme për javën e 12 në Kategorinë e Parë. Vetëm 3 gola janë shënuar në këto takime, ku Kukësi dhe Kastrioti kanë arritur të sigurojnë 3 pikët.
Verilindorët janë rikthyer te fitorja pas disa javësh, me ekipin e Emiliano Çelës që fiton ndaj Erzenit me shifrat 1-0. Heroi i sfidës ishte Sadiq i cili realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 71.
Ndërsa 2-0 ka triumfuar edhe Kastrioti ndaj Pogradecit. Golat u shënuan nga Kapllani në minutën e 56 dhe nga Hoxha në minutën e 89. Ndërsa liqenorët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 33, pasi Ivani u ndëshkua me karton të kuq.
Krutanët në këtë mënyrë “blindojnë” vendin e tyre në “Play-off”, ku shkojnë në kuotën e 20 golave.
Pas humbjes kundër krutanëve, trajneri i liqenorëve, Samuel Nikaj ka dhënë dorëheqjen.
Ndoshta rezultatet jo të pritura nga drejtuesit e klubit e kanë shtyrë teknikun për të marrë këtë vendim.
Aktualisht Pogradeci ndodhet në vendin e 8 me 15 pikë, teksa ka marrë 5 fitore dhe 7 humbje.
Lini një Përgjigje