TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 16:15

Reali harron humbjen me Milanin dhe i jep fund krizës, madrilenët mposhtin Osasunën me “poker” dhe tripletën e Vinisius

Shkruar nga Pamfleti

Reali harron humbjen me Milanin dhe i jep fund krizës, madrilenët

Reali i Madridit ka harruar humbjen me Milanin në Champions League dhe ka mundur me rezultatin e pastër 4-0 Osasunën në javën e 13 të La Liga.

Protagonisti i triumfit të “Los Blancos” ishte Vinisius Zhunior me një tripëetë. Buzëqesh edhe Belingam, i cili gjeti golin e parë në këtë sezon me madrilenët.

Momenti magjik erdhi në minutën e 61, kur Lunin dha asistin për golin e tretë të Realit. Ukarinasi u bë portieri i parë i Realit që jep një asist në shekullin e 21.

Gjatë sfidës, trajneri Ançeloti u detyrua të bënte 3 lëvizje të detyruara për shkak të tre dëmtimeve të futbollistëve. Bëhet fjalë për Rodrigon, Eder Militaon dhe Lukas Vaskez.

Dy brazilianët mund të qëndrojnë larg fushës për një kohë të gjatë.

Me këtë triumf, Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 27 pikëve, 6 më pak se kryesuesit e kampionatit, Barcelona.

 

reali i madrdit osasuna la liga

Lini një Përgjigje