TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 18:59

“Demat” shkatërrojnë ‘nëndetësen blu’ dhe i shkaktojnë Ilir Dajës humbjen e parë nën drejtimin e Dinamos, paqe në ‘Niko Dovana’

Shkruar nga Pamfleti

“Demat” shkatërrojnë ‘nëndetësen

Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 12 të Abissnet Superiore. Derbi i kryeqytetit ka folur për Partizanin. Të kuqtë kanë mposhtur Dinamon me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar humbjen e parë Ilir Dajës nën drejtimin e “nëndetëses blu”. “Demat” kaluan të parët në avantazh. Sulm i shpejtë i të kuqve me Carën, i cili depërtoi i vetëm deri në zonë dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme me të majtën.

Dinamovitët u kundërpërgjigjën shumë shpejt dhe në minutën e 54 barazuan shifrat. Pas një harkimi të Lorran nga e majta, Bregu me kokë goditi traversën e pastaj Zabërgja ishte më i shpejtë të shkonte te topi dhe ta shtynte në rrjetë.

Në minutën e 62, djemtë e Veselinoviç realizuan golin që i dha 3 pikët. Rrapaj eci i vetëm para zonës së Dinamos dhe lëshoi një gjuajtje të befasishme që mposhti portierin Sali.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet sërish në vendin e parë me 24 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, ndërsa Dinamo mban vendin e 4 me 20 pikë.

Ndeshja tjetër, ajo e luajtur në “Niko Divana” mes Teutës dhe Skënderbeut është mbyllur në barazim 1-1.

Korçarët kaluan të parët në avantazh në minutën e 40 të takimit me Bismark, i cili shfrytëzoi mjaft mirë asistin në zonë. Një kundërsulm mjaft i bukur nga miqtë.

Durrsakët barazuan shifrat në minutën e 66. Zëvendësimi i artë, Preknicaj, mposhti Alian pas asistit të Llocit.

Me këtë barazim, Teuta renditet në vendin e 5 me 17 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 7 me 12 pikë.

dinamo partizani skënderbeu teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje