
Myrto Uzuni ka gjetur sërish golin në Spanjë. Sulmuesi i Granadës tundi rrjetën e Eldenes nga pika e bardhë e penalltisë.
Ishte minuta e 17, kur Uzuni shënoi në sfidën e vlefshme për javën e 14
të La Liga 2. Sulmuesi i Kombëtares ka treguar një formë mjaft të mirë në ndeshjet e fundit dhe i ka "dërguar sms" trajnerit Silvinjo për një fanellë titullari në Ligën e Kombeve.
Ndërkohë kujtojmë se ky ishte goli i shtatë për të në këtë sezon të La Liga 2.
Lini një Përgjigje