TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Nëntor 2024, 21:00

Myrto Uzuni fenomenal, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Granadës me dopietën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Myrto Uzuni fenomenal, sulmuesi kuqezi i jep fitoren Granadës me

Myrto Uzuni ka gjetur dy herë golin në Spanjë. Sulmuesi i Granadës tundi rrjetën e Eldenes fillimisht nga penalltia dhe më pas me një gol kryevepër për fitoren.

Ishte minuta e 17, kur Uzuni shënoi fillimisht golin e parë, më pas Boje dyfishoi shifrat para përfundimit të pjesës së parë.

Miqtë e Eldenses reaguan duke barazuar me dy golat e pjesës së dytë. Gjithçka dukej sikur nuk do përfundonte si duhej për Granadën, që pjesën e parë e mbylli me besimin te fitorja.

Për t’i dhënë tri pikët Granadës, mendoi kapiteni Uzuni. Ishte pikërisht minuta e 90, kur sulmuesi kuqezi lëshoi një goditje të pakapshme.

Tetë gola ka shënuar Uzuni në La Liga 2 këtë sezon. Një shifër e arritur në 12 ndeshje ku ka marrë minuta.

myrto uzuni sulmuesi kuqezi granada

Lini një Përgjigje