TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 13:40

Kapiteni i pafat, Gjimshiti rrezikon të humbë sërish ndeshjet e nëntorit

Shkruar nga Pamfleti
Kapiteni i pafat, Gjimshiti rrezikon të humbë sërish ndeshjet e
Berat Gjimshiti

Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbë kapitenin e saj Berat Gjimshitin për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Udinezes dhe u detyrua të largohet nga fusha e lojës me barelë.

Media italiane raporton se mund të mos jetë i disponueshëm për Atalantën për një periudhë 20-ditore, çka rrjedhimisht do të thotë se mund të ketë humbur dy ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën më 16 dhe 19 nëntor.

Gjimshti ka qenë vërtetë i pafat në Ligën e Kombeve humbi edhe dy ndeshjet e tetorit për shkak të dëmtimeve edhe ndeshjet e shtatorit dhe tetorit.

berat gjimshiti

Lini një Përgjigje