TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 18:44

Një vit më parë humbi jetën në fushën e lojës, Alen Sherri i bën homazh Duamenës në ndeshjen kundër Milanit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Një vit më parë humbi jetën në fushën e

Një vit më parë, pikërisht më 11 nëntorin e vitit 2023 në Rrogozhinë ndodhte një nga tragjeditë e mëdha të futbollit shqiptar. Në ndeshjen Egnatia-Partizani, kapiteni i vendasve Rafael Duamena u rrëzua në fushë gjatë lojës dhe më pas humbi jetën në spital.

Ganezi ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte fituar zemrën e tifozëve në Shqipëri me performancat e tij, por një atak kardiak i ndërpreu jetën në vitet më të bukura.

Shoku i tij i skuadrës në atë kohë, Alen Sherri tanimë është pjesë e Kaljarit në Serinë A. Portieri shkodran debutoi më 9 nëntor në ndeshjen 3-3 kundër Milanit dhe pas sfidës pozoi me një bluzë dedikuar Duamenës.

Kapiteni "ishte i pranishëm" edhe në Serinë A si një homazh për vlerat njerëzore që përcolli në pak muaj që ishte pjesë e Egnatias. "Prehu në paqe kapiten", shkruhet në fanelë.

Një vit më parë humbi jetën në fushën e

alen sherri portieri shqiptar rafael duamena

Lini një Përgjigje