
Roma ka humbur ndeshjen e sotme në “Olimpico”2-3 kundër Bolonjës dhe kjo ka mjaftuar për të ardhmen e Ivan Juriç.
Drejtuesit e klubit roman janë sosur me rezultatet negative të teknikut që zëvendësoi Daniele De Rosin dhe humbja në sgtëpi i ka vënë vulën durimit të tifozëve dhe pronarëve të ekipit. Roma ka deklaruar vetë në site-in e saj se Juriç nuk është më tekniku i skuadrës.
Aventura e tij në stolin e ekipit kryeqztetas zgjati vetëm 2 javë dhe si mos të mjaftonin rezultatet jopozitive në ligën italiane, ai nuk ia doli as në Europë me kundërshtarë si Union Gilloise. Tashmë, roamnët janë në kërkim të një trajneri me eksperiencë dhe emri më i favorizuar për momentin sipas mediave italiane ëshët ai i Mançinit, i cili u shkarkua nga Federata e Arabisë Saudite.
Lini një Përgjigje