
Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.
Çelsi ia doli të shmangte humbjen në sfidën e javës së 12 të Premier Ligës, teksa në mitikun “Stamford Bridge” mbyllën gjithçka në barazimin 1-1, ndaj “Topçinjve” të Arsenalit.
Të parët që kaluan në avantazh ishte pikërisht skuadra e Artetës, të cilët nisën festën në minutën e 60, pas një goli nga Gabriel Martineli, mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 10 minuta më vonë “ylli” portugez, Pedro Neto shfyrtëzoi më së miri një asist të Enzo Fernandez, për të dërguar topin në rrjetë e si rrjedhojë për të “vulosur” shifrat” në 1-1.
Sfida pa edhe dy gola të tjerë, atë të Deklan Rajs, në minutën e 32 për Arsenalin dhe Nikolas Xhekson në minutën e 78 për Çelsin, mirëpo golat rezultuan të dy të parregullt gjatë ndërtimit të aksionit, për shkak se ishin “offside”.
Falë këtij rezultati, Çelsi ngjitet në vendin e 3 me 19 pikë, po aq sa “Topçinjtë” e Arsenalit dhe skuadrat e Notingam Forest dhe Brajton, por me një golavarazh më pozitiv.
Lini një Përgjigje