TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Nëntor 2024, 21:24

Tronditet bota e futbollit, ekzekutohen dy tifozët e skuadrës kryeqytetase (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet bota e futbollit, ekzekutohen dy tifozët e skuadrës

Ngjarje e rëndë në botën e futbollit. Dy tifozë të Rosario Central u qëlluan për vdekje pas ndeshjes në kampionatin argjentinas kundër San Lorenzo.

Këtë e kanë raportuar mediat vendase, teksa dy personat e vrarë, të përfshirë në një pritë jashtë stadiumit “Gigante de Arroyito” në Rosario janë Andres ‘Pillin’ Bracamonte, kreu i grupit ultras ‘Barrabrava’ dhe një tjetër anëtar i grupit, Daniel ‘Rana’ Atardo.

Sipas mediave argjentinase, në 25 vjet në krye të ‘Barrabravës’ Bracamonte u akuzua për rreth tridhjetë vrasje në tentativë. Ai doli të premten në gjykatë me akuzën e sulmit seksual, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dy vite burg.

rosario central skuadra argjentinase

Lini një Përgjigje