
Mirlind Daku ka humbur sërish një penallti për Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptar gaboi penalltinë e dytë radhazi në Rusi, ndërsa katër ditë më parë nuk ia kishte dalë të shënonte kundër CSKA-së së Moskës.
Kësaj here ishte kundër Krasnodarit, ndërsa sfida u mbyll me barazim 1-1. Daku u kthye në protagonistin kryesor të pjesës së parë.
Kjo pasi fillimisht asistoi golin e minutës së 18. Më pas në minutën e 31 ishte po ai, që gaboi nga 11-metërshi që fitoi vetë.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 15 të kampionatit rus. Krasnodari kryeson kampionatin, ndërsa Rubin Kazan renditet në vendin e shtatë numëron 18 pikë më pak.
ГОООООЛ! ЧУМИЧ! ????????????
— «Рубин» Казань (@fcrk) November 10, 2024
Забивает Никола и очень эмоционально празднует ????????#РубинКраснодар 1️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/PBvmrUSYD2
Lini një Përgjigje