TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 18:43

Kombëtarja e projekton për grumbullimin me Poloninë, mbrojtësi i Vllaznisë në radarët e Silvinjos

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja e projekton për grumbullimin me Poloninë,

Elmando Gjini është përfshirë në planet e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse 23-vjeçari do të marrë një ftesë zyrtare, apo do të mbetet në listën rezervë.

Mbrojtësi i Vllaznisë po zhvillon një sezon pozitiv, ku është shndërruar në një nga shtyllat e skuadrës shkodrane. Gjini aktivizohet si i huazuar nga Ballkani, ndërsa objektivi i Vllaznisë mbetet fitimi i titullit kampion. Klubi kuqeblu gëzon gjithashtu të drejtën për të blerë kartonin e lojtarit në përfundim të sezonit.

Në aspektin individual, Gjini ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Shqipërisë deri tek U-21. I lindur në Suedi, ai konsiderohet një nga afrimet e suksesshme të merkatos së verës për Vllazninë. Deri tani ka regjistruar 30 paraqitje, duke kontribuar me një gol dhe një asist.

Sfida e fundit përpara një grumbullimi të mundshëm me Kombëtaren është ajo ndaj Dinamos. Pas kësaj ndeshjeje, pritet të qartësohet nëse Gjini do t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Silvinjo.

elmando gjini mbrojtësi i vllaznisë kombëtarja shqiptare

Lini një Përgjigje