TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 16:48

Rruga drejt Budapestit/ “OPTA” zbulon kush do ta fitojë Champions League këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Rruga drejt Budapestit/ “OPTA” zbulon kush do ta fitojë

Janë përcaktuar tashmë skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve, ndërsa superkompjuteri i “Opta”-s ka publikuar parashikimet më të fundit për ekipin që mund të fitojë trofeun. Analiza bazohet në një sërë faktorësh, përfshirë formën aktuale, statistikat historike, precedentët dhe indeksin e rendimentit të skuadrave.

Sipas këtyre vlerësimeve, Arsenali konsiderohet favoriti kryesor për triumfin final. Skuadra londineze, që në çerekfinale përballet me Sportingun, ka 78.71% shanse për të arritur në gjysmëfinale, 51.3% për të kaluar në finale dhe 29.73% për të fituar trofeun.

Në vendin e dytë renditet Bajerni i Mynihut, që do të përballet me Realin e Madridit. Gjermanët kanë 59.56% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale, 36.43% për të shkuar në finale dhe 18.33% për të fituar Ligën e Kampioneve.

Podiumi plotësohet nga Barcelona, e cila përballet me Atletikon e Madridit. Katalanasit kanë 66.47% shanse për kualifikim në gjysmëfinale, 30.18% për finale dhe 15.66% për triumfin në turne.

Pas tyre renditet PSG-ja, që do të ndeshet me Liverpulin. Skuadra franceze ka 56.25% mundësi për të arritur gjysmëfinalen, 25.54% për finalen dhe 11.87% për të fituar trofeun.

Në vendin e pestë është Reali i Madridit, i cili përballet me Bajernin. Sipas “Opta”-s, “Los Blancos” kanë 40.44% shanse për gjysmëfinalen, 21.5% për finalen dhe 9.85% për triumfin përfundimtar.

Liverpuli, kundërshtar i PSG-së, ka 43.75% mundësi për të kaluar në gjysmëfinale, 16.53% për finalen dhe 7.12% për të fituar kompeticionin.

Dy skuadrat me probabilitetet më të ulëta janë Atletiko e Madridit dhe Sportingu i Lisbonës. Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka 33.53% shanse për të eliminuar Barcelonën dhe për të kaluar në gjysmëfinale, 10.55% për finale dhe 4.41% për të fituar trofeun. Ndërkohë, Sportingu ka 21.29% mundësi për të eliminuar Arsenalin, 7.97% për të arritur në finale dhe vetëm 3.03% për të triumfuar në Ligën e Kampioneve.

"opta" champions league

Lini një Përgjigje