
Mesfushori me origjinë shqiptare, Luis Hasa, ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të Karrarezes ndaj Sampdorias në Serinë B italiane. 22-vjeçari zhbllokoi takimin në minutën e 63-të, duke përfituar nga një asist i Zanon dhe duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Goli i dytë për Karrarezën u shënua në minutën 90+5 nga Finoto, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Hasa qëndroi në fushë për 80 minuta, përpara se të zëvendësohej nga Melegoni. Ky ishte goli i tij i pestë në kampionat këtë sezon, duke konfirmuar një formë të mirë dhe rolin si titullar i padiskutueshëm te Karrareze.
Mesfushori është në pronësi të Napolit dhe është huazuar për një sezon në Serinë B, me synimin për të fituar më shumë minuta dhe përvojë.
SERATA D'ORO PER GLI AZZURRI IN PRESTITO!
— Mario (@Mqryo) March 18, 2026
LUIS HASA PORTA IN VANTAGGIO LA CARRARESE!
QUINTO GOL STAGIONALEpic.twitter.com/1CUZ5cbTDx https://t.co/M6Qkn1W6mv
Lini një Përgjigje