TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 21:13

Mbrojtësi shqiptar nuk ndalet, 2 asiste dhe supergol nga 25 metra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar nuk ndalet, 2 asiste dhe supergol nga 25 metra (Video)

Florent Hadërgjonaj ishte figura qendrore në fitoren bindëse të Alaniaspor me rezultatin 5-0 ndaj Kocaelispor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Turqisë.

Mbrojtësi 31-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 26-të, duke realizuar një gol të bukur nga rreth 25 metra. Vetëm pesë minuta më vonë, ai kontribuoi sërish në rezultat, kësaj here si asistues për Huang Ui-jo, i cili shënoi për 2-0.

Mbrojtësi shqiptar nuk ndalet, 2 asiste dhe supergol nga 25 metra (Video)

Në pjesën e dytë, Hadërgjonaj vijoi paraqitjen e tij të spikatur, duke dhënë një tjetër asist për golin e tretë të Alaniaspor, të realizuar nga Lima.

Në këtë përballje ishte titullar edhe Fidan Aliti. Me këtë paraqitje, Hadërgjonaj e çon në 5 numrin e golave në 23 ndeshje këtë sezon, ndërsa numëron edhe 7 asistime, duke konfirmuar një formë të lartë.

florent hadërgjonaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje