TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 19:45

“Produkt” nga akademia bardheblu e kryeqytetit, Feberbahçe dhe Gallata vihen pas talentit që pritet lëvizje edhe nga Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

“Produkt” nga akademia bardheblu e kryeqytetit, Feberbahçe

Raportimet e fundit nga Maqedonia e Veriut sugjerojnë një interes të lartë nga klubet elitare turke për një prej talenteve më premtues shqiptarë. Sipas portalit sportiv “xmksport”, Gallatasaraji dhe Fenerbahçe po monitorojnë nga afër mesfushorin 17-vjeçar, Andi Ismaili.

Ismaili aktivizohet aktualisht me Rabotniçkin, ku ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij të qendrueshme dhe cilësitë në organizimin e lojës. Ai vlerësohet veçanërisht për aftësinë në shpërndarjen e topit dhe ndërtimin e aksioneve nga zona e mbrojtjes.

Mesfushori i ri është produkt i akademisë së Shkupit. Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera e kartonit të tij arrin në rreth 25 mijë euro, një shifër domethënëse për moshën e tij, duke pasur parasysh se shumë bashkëmoshatarë nuk kanë ende një vlerësim të tillë në treg.

Në planin përfaqësues, situata mbetet e hapur. Shqipëria mund të tentojë ta afrojë lojtarin, duke u bazuar në origjinën e tij familjare, ndërsa Maqedonia e Veriut e konsideron atë si një nga talentet më premtues të viteve të fundit. Kjo pritet të sjellë një konkurrencë të fortë mes dy federatave.

Interesimi i raportuar nga dy klubet e mëdha turke shihet si një tregues i qartë i potencialit të Ismailit për të bërë hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by xclusivesport (@xmksport)

andi ismaili mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje