TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 18:01

Berat Gjimshiti i “fut të dridhurat” serbit, shfaqen pamjet ku kapiteni i kombëtares e ftoi për sqarim në dhomat e zhveshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një incident me tone të larta tensioni ka shoqëruar përfundimin e ndeshjes mes Interit dhe Atalantës në fundjavë, ku në qendër të ngjarjes u gjend edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Sipas raportimeve, situata u përshkallëzua menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare. Zëvendës-trajneri i Interit, Aleksandër Kolarov, hyri në fushë për t’i kërkuar shpjegime arbitrit lidhur me vendimet gjatë ndeshjes.

Në këtë moment, Kolarov pati një kontakt fizik me mesfushorin e Atalantës, Marten de Run, duke e shtyrë atë. Reagimi i menjëhershëm i lojtarit të Atalantës solli ndërhyrjen e Gjimshitit, i cili fillimisht u përpoq të qetësonte situatën dhe të ndante palët.

Megjithatë, situata nuk u shua. Mes Gjimshitit dhe Kolarov nisën përplasjet verbale që rrezikuan të ktheheshin në konflikt fizik. Ndërhyrja e lojtarëve dhe stafit të të dyja skuadrave shmangu një përshkallëzim të mëtejshëm në fushë.

Raportohet se mbrojtësi shqiptar nuk u tërhoq nga debati dhe, para largimit drejt dhomave të zhveshjes, i ka bërë thirrje Kolarovit për një përballje të drejtpërdrejtë jashtë fushës.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares aleksandër kolarov

Lini një Përgjigje