TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Mars 2026, 17:36

Kategoria e Parë/ Befasojnë Skënderbeu dhe Kukësi, Laçi e Pogradeci marrin fitore të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Befasojnë Skënderbeu dhe Kukësi,

Janë mbyllur gjashtë ndeshjet e javës së 27-të në Kategorinë e Parë, ku në total u shënuan 27 gola, duke konfirmuar një javë të pasur me emocione dhe rezultate të papritura.

Ndeshja më dramatike e kësaj jave ishte përballja mes Laçit dhe Besës. Skuadra kurbinase e mbylli pjesën e parë në avantazh të thellë 3-0, por në pjesën e dytë Besa reagoi fuqishëm, duke barazuar rezultatin 3-3 brenda vetëm nëntë minutash (50 dhe 59). Megjithatë, Laçi arriti të rikthejë epërsinë në minutat e fundit falë golave të Myrtës dhe Muhamad, duke siguruar një fitore të rëndësishme.

Fitore bindëse regjistroi edhe Pogradeci i drejtuar nga Emiljano Çela, që mposhti 3-0 Ilirinë e Fushë-Krujës. Golat u realizuan nga Preknicaj, Ogunleje dhe Indio Oliveira.

Ndërkohë, surprizat e javës erdhën nga Korça dhe Kukësi. Skënderbeu u ndal në një barazim pa gola (0–0) ndaj Korabit, ndërsa Kukësi triumfoi 3-2 përballë Lushnjes, duke i dhënë fund një serie rezultatesh negative dhe duke dhënë sinjale pozitive për javët në vijim.

Në ndeshjet e tjera, Kastrioti dominoi Burrelin me rezultatin 5-2, ku spikati Dejvid Kapllanaj me tre gola të shënuar. Ndërsa sfida mes Luftëtarit dhe Apolonisë përfundoi në barazim 2-2, pa një fitues.

kukësi skënderbeu pogradeci laçi kategoria e parë

Lini një Përgjigje