
Po zhvillohet pjesa e dytë e ndeshjes mes Ejupsor dhe Trabzonspor, ku skuadra nga Trabzoni është në avantazh minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit deri në këto momente është shënuar nga Felipe Augusto në minutën e 66-të.
Një moment shqetësues u regjistrua pak minuta më herët, në të 64-ën, kur sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, pësoi një goditje në zonën e kofshës. Futbollisti u shtri për disa çaste në fushë, duke shfaqur dhimbje.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe një pauze të shkurtër, 24-vjeçari u rikthye në këmbë dhe vijon lojën. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkallën e dëmtimit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një problem të lehtë apo diçka më serioze.
Lini një Përgjigje